Quhet Ajkune dhe që nga emri kuptohet se është e veçantë. Emrin e saj e kishim dëgjuar prej kohësh, si një ndër artistet e parukerisë më të afirmuara në Zvicër, ku prej vitesh zhvillon suksesshëm veprimtarinë e saj, shkruan “Kosovarja”.

Klientela e saj përbëhet nga femra të nacionaliteteve të ndryshme, e mes tyre edhe shumë emra të njohur të estradës shqiptare.

Së fundi, në sallonin ekskluziv të Ajkunes në Zvicër ishte edhe sensacioni i vitit 2018, reperja Tayna, shkruan “Kosovarja”.

Ajkuna ka realizuar një ndryshim të mahnitshëm tek Tayna, duke e bërë atë të duket unike dhe e pa krahasueshme. Artistja e re e ka quajtur profesionisten e parukerisë “Power Women”. Dhe, ajo vërtet është e tillë.

Ajkuna po bëhet e para shqiptare që ka ngjyrën e saj të flokëve. Ky produkt është i një cilësie të lartë dhe në këtë projekt Ajkunja ka punuar prej shumë kohësh. Ngjyrat “Diamant’s Star Color”, është një nismë me gjithë mend e madhe.

MUND TË JU PËLQEJNË