E dashur, e bukur me një zë të ëmbël që e pëlqen një publik i tërë prej shumë vitesh, kjo është e njohura Afërdita Demaku.

Afërdita është zonja e muzikës popullore dhe jo vetëm.

Duke pasë parasysh krijimtarinë e saj, ajo lirshëm mund të konsiderohet këngëtare e muzikës folklorike, e muzikës popullore e madje edhe asaj patriotike.

Paraqitja e saj e parë skenike që prej viteve ’90 –ta, si një fëmijë i talentuar në atë kohë, duke rrëmbyer çmime në festivale të ndryshme dhe prezenca e saj e tanishme në skenën muzikore janë një vulë e profesionalizmit të saj.

Sigurisht që u kujtohet koha kur ishin të paktë këngëtarët që botuan albume në vitet e 2000’ta, e në mesin e tyre e gjejmë të famshmen Afërditë.

Ishte viti 2002 kur ajo publikoi albumin e parë “Jam Drenica”, që u mirëprit mjaft mirë nga publiku i saj.

Duke vazhduar kështu me albumin e radhës “Si një maturantë” në vitin 2003.

Pikërisht, sot ajo ka ndarë me neve edhe ca imazhe që përkojnë me këto vite e këto albume.

Sukseset Afërditës që ajo kohë iu bënë pjesë e pandashme e saj.

Që nga ajo kohë kur ajo lanson diçka ia qet pikën ashtu sikurse thotë edhe kënga e saj e fundit. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË