Prishtina e ka njeriun e saj në iftarin e Trumpit: Kjo është Vlora Çitaku.

Kështu shkruajnë mediat serbe për praninë e ambasadores Vlora Çitaku në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku Çitaku është ulur në tavolinën e Trump.

B92, shkruan duke iu referuar postimit të Çitakut në Facebook e Twitter edhe atë që e transmeton vetë ambasadorja, se ka diskutuar me Trumpin për mbështetjen amerikane për procese të rëndësishme për Kosovën.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.”, njoftoi Çitaku.

MUND TË JU PËLQEJNË