Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku ka publikuar sot projektin “Shumë po gëzohna erdh Bajrami”, me një tekst shumë domethënës, shkruan “Kosovarja”.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimin e ka bërë Ermal Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Afërdita ka falënderuar bashkëpunëtorët për projektin e ri. “Kënga ime më e re “Shumë po gëzohna erdh Bajrami” doli.

“Këngë e veçantë, me një mesazh të qartë për respektin ndaj familjes dhe ndaj njëri-tjetrit. Shpresoj t’ju pëlqej t% dashur miq dhe të më përkrahni me shpërndarje edhe në këtë projekt!

Falënderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët e këtij projekti; teksti dhe muzika: Besim Bunjaku; orkestrimi: Ermal Krasniqi; hair & makeup: Tafa Fashion; Styling: Shema Sahiti; video by Endrit Krasniqi; video editing: Enis Nishori, e në veçanti e falënderoj Gent Hoxhën që e ka shkri çiftelinë!”, ka shkruar Afërdita në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË