Aktorja për Bajram do takohet me prindërit e të dashurit.
Melisa Pamuk cilësohet si njëra prej aktoreve më të bukura turke.
Jashtë kufijve ajo më e njohur u bë me rolin e saj të “Asus” në serialin “Kara Sevda”.
Si në serial ashtu edhe në jetën reale aktorja ka një stil të veçantë. Melisa është pjesë e pandashme e shtypit turk.
Për të flitet në lidhje me jetën e saj profesionale por, edhe atë personale.
Ani pse në këtë serial nuk e pat një jetë të lumtur, në jetën reale ajo gëzon një jetë të lumtur.
27-vjeçarja është në lidhje me lojtarin e njohur turk, Oguzhan Ozyakup.
Çifti lidhjen e tyre e mbajtën të fshehur për një kohë, ndërsa as tash ende nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku.
Sipas mediave turke, çifit kanë vendosur që të takohen me familjet e njëri-tjetrit, pikërisht për festen e bajramit.
Melisa Asli Pamuk do të udhëtojë drejt Holandës për të njohur familjen e të dashurit të saj, futbollistit Oguzhan Ozyakup, si dhe raportohet se ata do fillojnë përgaditjet për dasëm.
Melisa përveç aktrimit ajo në vitin 2011 ishte shpallur Miss Turqia.