Modelja e bukur shqiptare Adrola Dushi, është gjithmonë aktive me postime në rrjete sociale.

Përmes tyre, ajo po i mban të lidhur ndjekësit e saj, duke i njoftuar për çdo aktivitet e madje edhe ndryshime eventuale në pamje.

Mbahet si një ndër femrat më të bukura shqiptare, dhe kjo me plot të drejtë.

Pamja e saj pa asnjë ndërhyrje kirurgjike, e bën të jetë unike dhe bukuri krejt natyrale.

Të vetmet herë kur ajo ndryshon diçka në pamjen e saj, janë flokët, njësoj si edhe fotot e fundit të publikuara.

Përsëri, plot sharmë dhe elegancë mund të shihni në pamjen e saj.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË