Kohët e fundit, Adelina Tahiri po e shijon shumë ndërveprimin me ndjekësit në rrjete sociale, duke rrëfyer shpesh herë detaje interesante nga jeta e saj.

Ditën e djeshme këngëtarja pranoi në një “video live” se ishte lodhur nga komentet që i adresoheshin për operacione plastike në një kohë që nuk kishte bërë asnjë të tillë, por vetëm një mbushje të buzeve.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka mbajtur sërish një “video live” në profilin e saj në Instagram, dhe këtë herë ka rrëfyer disa plane për të ardhmen.

Adelina ka pranuar se së bashku me familjen e saj kanë ndërmend të zhvendosen nga Maqedonia, ku po jetojnë aktualisht.

Ajo tha se Austria ishte shteti ku ajo po planifikon të zhvendoset për të jetuar në vazhdim, ndaj edhe po e frekuenton shpesh kohët e fundit.

Pikërisht sot, këngëtarja po udhëtonte drejt Austrisë për të bërë një solar, e nëse tani po pyesni veten “po djalin ku e ka lënë”, Adelina na i ka lexuar mendimet dhe sqaroi se ndërkohë djalin e kishte lënë në duar të sigurta.

MUND TË JU PËLQEJNË