Adelina afër të 30-tave

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri feston sot feston ditëlindjen e 28-të, kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët dhe fansat e saj, shkruan rtv21.tv

Ka kaluar më së një dekadë që kur bukuroshja nga Shkupi është pjesë e estradës sonë.

Në vitin 2007 solli këngën e cila e bëri atë të famshme “Narcizoid”.

Vitet e fundit Adelina është pjesë e pandashme e mediave rozë si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

Kur jemi te kjo e para 28 vjeçarja në vitin 2017, ka bërë publike martesën e saj me Serjozha Markov. Për martesën e saj këngëtarja ka pranuar komente të ndryshme nga fansat, në lidhje me zgjedhjen që ajo ka bërë për personin që ia fali zemrën.

Pa dyshim se 27-vjetori për Adelinën do të jetë njëri prej viteve më të mira në jetën e saj, pasi që më 27 gusht përjetoi ndjenjën e të bërit nënë, ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzoi me emrin, Jon.

Sa i përket aspektit profesional Adelina ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë këngë, por ajo Adelina një intervistë për emisionin “Mama’s Trip” të TV 21, ka dhënë dritën jeshile se do të vijë me një projekt që sipas saj do të jetë një revolucion në muzikë.

MUND TË JU PËLQEJNË