Që mosha, pesha, gjatësia e detaje të tjera janë thjesht veç numra kur mes dy personash ka dashuri, këtë tashmë e dimë, por edhe pse jemi në vitin 2018, ku liria e veprimit, shprehjes e mendimit supozohet se kanë arritur në majat e tyre, sërish paragjykimet ekzistojnë.

E këtë problem e has herë pas here këngëtarja Adelina Tahiri, e cila është martuar me të dashurin e saj të zemrës, një mashkull disa vite më të madh në moshë e së bashku kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre, vogëlushin Jon.

Mirëpo, teksa ka hapur kamerën për të bërë një video live, Adelina është hasur me komentet e pasjellshme të ndjekësve, të cilët i kujtojnë se çdo natë ajo puth një plakush 50-vjeçar, ndërsa vetë është në moshë të re.

Por dihet që prej kohësh Adelinës nuk i interesojnë këto mendime, e si për inat të komentueses, sapo i shoqi futet në mjet, ajo i jep një të puthur.

Edhe një herë Adelina sqaron: “S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje. Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete”.

MUND TË JU PËLQEJNË