Artistja zbulon fytyrën e Jonit

Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Mirëpo artistja arriti të kap vëmendjen e mediave rozë me anë të martesës së saj me Serjozha Markov, shtatzëninë dhe pastaj edhe sjelljen në jetë të foshnjës së saj.

Adelina u bë nënë e një djali, të cilin vendosi ta emëroj Jon, shkruan rtv21.tv Joni e bëri nënë për herë të parë këngëtaren, kështu duke bërë që ajo të e ruaj privatësinë e tij në maksimum.

Siç duket koha e duhur për publikimin e fytyrës së Jonit është pikërisht tani për festat e fundvitit.

Adelina përmes një video të postuar në rrjetin social, Instagram ka vendosur të publikojë engjëllin e saj, Jonin. Adelina për fansat e saj ka premtuar që së shpejti do të vij me projekte të reja muzikore, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të rikthehet në skenën muzikore shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË