Kur bëhet fjalë për ndryshime fizike Arianën asgjë nuk e ndal, andaj edhe është emër i njohur për stilin unik që ka, shkruan “Kosovarja”.

Në çdo paraqitje që ajo bën në rrjetin social Instagram, gruaja e Ermalit tërheq vëmendjen.

Ndryshimet e saj të njëpasnjëeshme nuk i ndal asnjëherë, edhe pse tani është në fillimet e shtatzanisë ajo ka bërë ndërhyrje te flokët e saj.

Në një imazh që ka hedhur shihet që ka bërë zgjatjen e flokëve, e që po i kanë hije mjaft shumë.

Po me këto veprime ngrit dilema mes asaj a po i bën dëm vetes pasi që është shtatzënë, apo këtë nuk e mendon fare hiq Ariana.

Kujtojmë, Ermali dhe Ariana priten të bëhen prindër për herë të katërt. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË