Përbërësit
4 vezë
petë për pite
1 ajkë të thartë/shtalpë
200 gr djath kackavall
200 gr proshutë gjedhi
ketchup
Udhëzimet
Hapi 1
Shtalpën, kaçkavallin e proshutën bëjini bashkë në nje enë.
Hapi 2
Pastaj në tepsi shtroni një petë, lyejeni me ketchup e sipër tij shtroni petën tjetër, që do ta lyeni me përzierjen prej shtalpe e djathi.
Hapi 3
Petën e tretë lyejeni me vezët e rrahura. Vazhdoni kështu derisa të shpenzoni të gjithë materialin.
Hapi 4
Në fund piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë derisa të skuqet mirë.
Hapi 5
Ju bëftë mirë.