Bëni piten e preferuar të divës së famshme të filmit

Përbërësit:

– 500 g petë nga hikrra,

– 200 g mel,

– 2 thelpinj hudhre,

– 2 lugë majdanoz të grirë,

– 2 lugë të vogël kopër,

– 600 g panxhar,

– spinaq apo hithra,

– kripë deti,

– vaj i ftohur i kulluar luledielli.

Përgatitja:

• Lani melin në tre ujë, qiteni të zihet në trefish ujë më shumë me pak kripë deti.

• Zieni 15 minuta dhe lëreni anash të ftohet.

• Gjatë asaj kohe pritni panxharin dhe marinojeni pak në tri lugë vaj.

• Qitni pak kripë, shtoni hudhrën, majdanozin, koprën, 1 dcl ujë dhe marinoni 5 minuta.

• Përzieni me melin dhe masën bashkojeni mirë.

• Në një gotë përzieni 3 lugë vaj me një dcl ujë dhe me këto lyeni çdo petë.

• Shtoni fillin në mënyrë të barabartë dhe mbështillni në rreth piten dhe kështu derisa i gjithë filli të shpenzohet.

• Piqni 20 minuta në temperaturë mesatare.

• Piten e pjekur spërkateni me pak ujë dhe mbulojeni me leckë 5 minuta.

• Mund ta shërbeni edhe të ftohtë, edhe të ngrohtë.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË