Blerta Deliu përveç që është e njohur profesionalisht, ajo shumë shpesh përmendet edhe për stilin që ka e cila është model për femrat e tjera, shkruan “Kosovarja”.

Deputetja e njohur jo vetëm në Kuvend, por ajo po vazhdon me aktivitete të ndryshme edhe jashtë Kosovës.

Së fundmi në kuadër të vizitës zyrtare pakditëshe në Francë bashkë me disa deputetë të tjerë, e angazhuar me aktivitete dhe takime të shumta ku u takua me personalitete të ndryshme të Francës.

Mirëpo, është Erëza arritjet e së cilës i vlerësoi lartë deputetja e Kosovës.

Në llogarinë e saj personale ajo ka hedhur disa imazhe me këngëtaren drenicase, e cila qysh në moshë të re ka arritur majat e suksesit.

Për më shumë, deputetja më këto fjalë të mëdha e nderoi Erza Muqollin:

Në Paris të Francës takova këngëtaren drenicase shumë të talentuar, Erza Muqolli bashkë me familjen e saj.

13 vjeçarja Erza Muqolli është një zë premtues që ka bërë për vete publikun francez me zërin dhe performancën e saj të shkëlqyer.

Ajo ka nënshkruar kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë, dhe brenda vitit do të sjellë edhe albumin e saj të parë solo me kompozitorin e njohur francez Vianney.

Kënga e saj e parë është lansuar sot në Francë.

Erza me talentin e saj është shndërruar në njëren ndër ambasadoret më të dashura të Kosovës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË