Kur njëherë ta provoni, vazhdimisht do ta gatuani

Përbërësit për brumë:

– 2,5 dl ujë të gazuar;

– 1 lugë e vogël sheqer;

– 1 lugë tharmë të thatë;

– 1 vezë,

-1 lugë e vogël kripë;

– 50 ml vaj;

– 500 g miell.

Për shtojcë:

– 300 g djathë të yndyrshëm në feta.

Për zhytjen e brumit:

– 1 dl vaj.

Për lyerje:

– 1 të verdhë të vezës;
– 1 lugë vajë;
– fara susami.

Përgatitja:

Në ujë të vakët të gazuar qitni tharmin, sheqerin që të qëndrojnë 3 minuta, shtoni kripën, vajin, 1 vezë dhe miellin.

Ngjisheni brumin, përpunojeni dhe lëreni të bymehet 30 minuta. Kur brumi të bymehet, ndajeni në 12 pjesë dhe nga to bëni topa të vegjël.

Në një enë qitni 1 dl vaj dhe radhisni në atë enë topat e brumit më parë të rrotulluar në vaj nga të gjitha anët. Le të qëndrojnë aty 10 – 15 minuta.

Përgatitni tepsinë me diametër 30 cm. Tre topa brumi tëholloni dhe qitni në tepsi njërin pas tjetrit për të mbuluar fundin e tepsisë.

Lyeni me 1 lugë vaj, 1 të verdhë të vezës, qitni susamin. Duhet të qëndrojnë 10 – 15 minuta pastaj piqni në 18 gradë celsius 25 – 30 minuta derisa të skuqen.

Ju bëftë mirë

MUND TË JU PËLQEJNË