Qoftë nëse e hani si ushqim kryesor apo si paragjellë apo si shtesë ushqimi, kjo pite është gjithmonë zgjedhje e mirë

Përbërësit:

3 vezë,

– 200 ml jogurt,

– 100 gr miell të bardhë,

– 100 gr miell misri,

– 150 g proshutë,

– 200 gr djathë,

– 4 kastravecë turshi,

– 1 spec turshi,

– 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,

– 50 ml vaj.

Përgatitja:

Tundni vezët, shtoni miellin (e grurit dhe të misrit), pluhurin për ëmbëlsira, jogurtin, djathin, kastravecët e grirë dhe specin, vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.

Qitni në tepsi të lyer dhe piqni në 200 gradë Celsius 50 minuta. Mbuloni gjatë pjekjes.

Është e shkëlqyeshme me jogurt apo kos, si paragjellë apo shtesë gjellëve.

MUND TË JU PËLQEJNË