Në familjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt dje pat festë.
Kjo pasiqë, bashkëshortja e tij, Gita festoi ditëlindjen.
Me rastin e ditëlindjes së gruas, ministri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar atë me fjalët më të mira.
Lekaj ka publikuar disa fotografi me familjen e tyre me anë të cilave ka uruar bashkëshorten në ditën e saj të veçantë.
“Urime Ditëlindjen Gita! Edhe 100 të tjera i festofshim së bashku”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Pal Lekaj dhe bashkëshortja e tij kanë dy djemë, Asdrenin dhe Astritin. /21Media