Në ditën kur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u deklarua se duhet të dëbohet ambasadori i Zvicrës që drejtori kritika sa i përket numrit e pagave të veteranëve, “reja” e tij që pak ditë më parë u përfol se u punësua në Telekomin e Kosovës, po kryen pushimet në këtë shtet.

Doruntina Gashi e cila në vitin e kaluar u fejua me djalin e madh të ministrit Pal Lekaj, Asdrenin tashmë u bë e njohur pasi që pak pas fejesës u punësua në Telekomin e Kosovës, e në tetor të atij viti mori edhe kontratën e punës si zyrtare e shitjes.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se Gashi ishte punësuar aty me forcat e saj e se nuk i vinte keq për këtë gjë.

Por, Doruntina Gashi, ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen kur në ditën që “vjehrri” i saj i reagoi ambasadorit të Zvicrës publikoi fotografinë nga aeroporti ku u nis për të shkuar pikërisht në këtë shtet.

Pak orë më vonë e njëjta publikoi edhe një fotografi tjetër ku shihej në shtetin zviceran./GazetaExpress

MUND TË JU PËLQEJNË