Remzie Osmani është një ndër emrat më të dëgjuar tash e disa vite.
Popullaritetin më të madh e arriti duke i dhuruar publikut këngë të bukura shqipe, shkruan “Kosovarja”.
Thjeshtësia e saj e karakterizon si një këngëtare mjaft të dashur e që nuk bëhet kurrë bajat.
Ajo po ashtu është një ndër më të kërkuarat për ahengjet familjare. Aty ku është Remzia as atmosfera e zjarrtë nuk mungon, këtë e ka dëshmuar me mijëra e qindra herë.
Këngëtarja po ashtu komentohet shpesh për pamjen e saj ku çdo herë është shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël.
Por me gjasë kohët e fundit ajo po është e pakënaqur me peshën e saj andaj po mundohet ta fshehë duke veshur rroba të zeza.
Shikojeni dhe binduni./Kosovarja/