Lily Schooley, vogëlushja 6- vjeçare kishte vërejtur se disa nga shokët e saj marrin ditë pushimi, për shkak të infektimit nga lija dhe pasi ajo ende nuk e kishte pasur, vendosi ta ‘testojë’ fatin e saj në një mënyrë interesante.

Kështu, pas një ditë të lodhshme në shkollë Lily mori një marker të kuq për të bërë ‘detyrat e shtëpisë’. Pas 10 minutave ajo shkoi tek prindërit e saj duke u ankuar për pikat e kuqe nëpër tërë trupin dhe fytyrën e saj që realisht e kishte bërë vetë. Nëna e saj, e cila e vërejti menjëherë çfarë kishe bërë, në vend që ta pranonte, ajo i tha që duhet të shkojmë të mjeku menjëherë.

Duke mos dëshiruar të shkojë te mjeku, Lily iku lart shkallëve për të pastruar shenjat që i kishte bërë me marker, edhe pse u detyrua të pranonte çfarë ka bërë pasi që markeri ishte permanent dhe nuk hiqej me anë të ujit.

Të nesërmen ajo shkoi në shkollë, dhe ishte e detyruar t’i bindte fëmijët e tjerë që në të vërtetë nuk ishte e infektuar dhe se këto shenja i kishte bërë me qëllim që të merrte disa ditë pushim në shkollë.

Nëna e 6- vjeçares tregon se Lily gjithmonë ka qenë një fëmijë problematik, dhe në të vërtetë ideja që kishte pasur për të marrë disa ditë pushim nga shkolla i kishte habitur edhe prindërit. / Gazeta Express./

MUND TË JU PËLQEJNË