Një person pa shenja jete është gjetur dje rreth orës 16:00 në oborrin e Shkollës së Mesme Bujqësore në Lipjan.

50 vjeçari që u gjet i vdekur të enjten pasdite, ishte punonjës teknik i kësaj shkolle.

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës si “vdekje e dyshimtë”. Këtë, këta të fundit, e kanë konfirmuar për Reporteri.net, të premten, pa dhënë informacione më shumë.

Nga ana tjetër, në Komunën e Lipjanit, i ka thënë Gazetës Online “Reporteri.net”, se punonjësi i shkollës që u gjet i vdekur është R. Zeqiri.

Sipas tyre, nga ajo çka dihet deri më tani vdekja e 50 vjeçarit është vdekje e natyrshme. /Reporteri.net/.

MUND TË JU PËLQEJNË