Astrit Kabashi, njëri ndër aktorët më të talentuar të skenës shqiptare, ka dëshmuar vite me radhë se ka përzgjedhur profesionin e duhur në jetë.

Ai bëri për vete shumë adhurues me rolin si ‘Bekimi’ në serialin “Kafeneja Jonë”.

Para ekranit dhe në skenën e Teatrit, Astriti gjithmonë është i përkushtuar për paraqitjet e tij, sidomos stilin e flokëve, shkruan rtv21.tv

Ndoshta ky është një talent tjetër, që artisti shqiptar nuk e ka zbuluar asnjëherë për adhuruesit, deri dje.

Ishte kolegia e tij Adriana Matoshi që nëpërmjet një video në InstaStory zbuloi se Astriti pëlqen të stilojë flokët.

Në video shihet se Astriti nuk është një profesionist në këtë drejtim, andaj mbante vetëm furçën e flokëve, ndërsa në ndihmë për tharësen i erdhi aktori Muhamed Arifi.

MUND TË JU PËLQEJNË