Fshati i Stubllës prej shekujsh vazhdon të frymojë shqip.

Ky fshat i Malësisë së Karadakut mbetet një ndër më të veçantit në Kosovë pasi aty u hap shkolla e parë shqipe.

Shkolla e cila funksionoi në kuadër të Kishës së Shën Gjergjit u themelua në vitin 1905. Ajo udhëhiqej nga Don Mikel Tarabulluzi i cili atë kohë u bë famulltar i Stubllës.

Prifti i fshatit, Don Jeton Thaqi ka treguar për fillet e para të arsimit shqip. Ai thotë se kjo shkollë ishte financuar prej perandorisë austro-hungareze.

Në mënyrë që të përhapej gjuha shqipe, mësimi nga famulltarët kishte nisur të mbahej edhe në pjesë tjera të Kosovës.

Kjo shkollë tani është shndërruar në muze ku janë arkivuar aktetet e themelimit, librat dhe emrat e mësuesve të parë, fotografi e dokumente të ndryshme që e dëshmojnë historinë. Ndërsa interesimi i vizitorëve është jashtëzakonisht i madh.

Zona e Karadakut njihet për laramanizmin dhe për ata të cilët me shekuj e kanë jetuar fshehtë fenë krishtere, ndërkohë Don Jeton Thaqi ka treguar edhe për historinë e martirëve.

Në Stubëll ekzistojnë simbole të cilat emitojnë pamjen e varrezave të tyre në Anadoll.

Sipas priftit, ky fshat është unik pasi ka shumë thirrje të shenjta.

Deri në vitet e 70-ta Kisha e Shën Gjergjit ka shërbyer si e vetme në fshatin Stubëll derisa është ndërtuar Kisha e Shën Jozefit.

Pranë kësaj kishe ndodhet edhe varri i Don Zef Ramajt i cili ka qenë pagëzues i Nënës Terezë.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/153277086097924/

 

MUND TË JU PËLQEJNË