Nëse ka një “luftë” pa armë, por të njohur nga thuajse të gjitha vajzat që janë bërë nëna, ajo është misioni për të rikthyer trupin post lindjes së bebes në linjat e mëparshme.

Sigurisht, që nuk është e lehtë! Por, kur je njeri me fat dhe gjenet e arta futen në lojë atëherë e ke më të thjeshtë mbërritjen e rezultatit të dëshiruar.

Duket se e njëjta formulë vlen edhe për këngëtaren e njohur Adelina Tahiri! Tashmë, që ka ndryshuar përgjithmonë status dhe është pjesë e listës së mamave VIP të showbizit shqiptar, pasi u bë nënë për herë të parë, ajo na tregon se si duken format e saj fizike vetëm 16 ditë pasi solli në jetë birin e saj Jon.

Ka mjaftuar një video në instagram dhe Adelina i mahniti të gjithë me trupin e saj! Duket në top formë apo jo?

 

MUND TË JU PËLQEJNË