Olta Daku është një prej aktoreve më të njohura shqiptare, e cila luan në teatër, film dhe televizion.

Për publikun e gjerë te ne, ajo u bë e njohur falë pjesëmarrjes në komedinë televizive, “O Sa Mirë”.

Në serialin e shumëpëlqyer, Olta luajti rolin e profesoreshës së fizikës duke arritur të pëlqehet shumë nga fansat e komedisë

Ndërsa teksa pritet sezoni i ri i “O Sa Mirë”, spekulohet për rikthimin e saj.

Burimet pranë realizuesve të serialit thonë se Daku është afër që të rikthehet me një rol në episodet e reja.

Olta Daku në serial ishte e njohur si Jana Hajdari që portretizonte rolin e profesoreshës së fizikës.

Ajo është pa diskutim një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku dhe rikthimi i saj natyrisht se do të mirëpritet nga fansat e “O Sa Mirë”.

MUND TË JU PËLQEJNË