Emri i saj u bë shumë i dashur për publikun me rolet në shumë projekte të kinematografisë.

Olta Daku përmes një imazhi të postuar në Instagram, ka treguar se ka pësuar një incident.

Aktorja ka rënë në një pusetë dhe nga fotografia që ndau me ndjekësit shihet se kishte lënduar këmbën.

“Përveç meje kush ka rënë tjetër në pusetë? Pres përgjigje serioze. FLM”, ka shkruar ajo mbi foto.

Kujtojmë që Olta njihet për rolin e saj si Zysha në serialin vendor “O sa mirë”.

MUND TË JU PËLQEJNË