Javën e kaluar Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Çifti mbajtën një dasmë madhështore për të cilën folën të gjithë mediat e që ishte organizuar me detaje nga “Ami Event”.

Jonida dhe Besniku kishin ftuar në dasmë familjarë, kolegë e miqtë e tyre të ngushtë. Mes tyre ishte edhe mikesha e Jonidës, Olta Daku e cila në një intervistë për “Lart e poshtë” është shprehur se do ja prishë dasmën pasi ishte bërë ‘xheloze’ për miqësinë e Jonidës me Elvanën.

“Unë vërtet jam shoqja e ngushtë e Jonidës, por nuk jam gjysma e saj. Gjysma e saj është Elvana Gjata. E kupton? Të ikën truri fare, do shkoj ta prish tani dasmën”, shprehet me humor Olta.

MUND TË JU PËLQEJNË