Ai gëzon një karrierë të bujshme muzikore Këngëtari i njohur i estradës, Ermal Fejzullahu gëzon një karrierë të bujshme muzikore kjo falë talentit që ka.

Me muzikën ai u njoh shumë herët, meqë u rrit në një familje muzikantësh që kanë dashuri të madhe ndaj artit, shkruan rtv21.tv Ermali qysh në moshën 6-vjeçare filloi të merret me muzikë, duke u bërë pjesë e festivaleve të shumta. Nga ajo kohë këngëtari njihet për këngën për fëmijë me titull “Trashe”, që ai e këndoi bashkë me motrën e tij, Bulzën. Në moshën 7-vjeçare me këtë këngë ai merr pjesë në Show Fest, ku rrëmben çmimin e parë. Pas një viti ai publikon albumin e tij të parë që titullohet “Trashe Trashe”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, këngëtari u rikthye në skenë me muzikë për të rritur dhe gjithashtu me një stil të veçantë. Deri tash ai ka arritur suksese të shumta si me këngë solo, ashtu edhe me bashkëpunime, shkruan rtv21.tv Disa nga këngët e tij që mbahen mend ende janë: “Për një dashuri”, “Ti prit edhe pak”, “Krejt po sillet”, “Nostalgjia”, e shumë tjera. Nga ajo kohë deri tash ai ka ndryshuar mjaft shumë, por me zërin e tij vazhdon të jetë unik. Më poshtë ju sjellim disa fotografi kur Ermali ka qenë i ri. Ermali në vitin 2008 u martua me Ariana Fejzullahun, ata kanë tre fëmijë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË