Është senazcioni i muzikës shqiptare, këngëtarja që gjatë gjithë kohës përpiqet ti thyej tabutë.

Enca, është kthyer me projektin e titulluar “Jelous”, një këngë që e vendosi plotësisht në qendër të vëmendjes, edhe për shkak të skenave të forta provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Por, si e nisi Enca rrugën e suksesit? “Dashuria ime për muzikën ishte shumë e madhe, ndaj në moshën 13 vjeçare, përveç spektakleve në televizion, mendova që disa performanca të miat t’i ndaja me miqtë më të afërt duke i ngarkuar në ‘YouTube’.

Pas disa kohësh vura re që audienca e shikueseve rritej dita ditës dhe ata prisnin të tjera materiale prej meje”, ka thënë këngëtarja”.

Ajo ka shtuar se edhe “coverat” që i bënte për ‘YouTube’ kanë shërbyer si një shkollë për të, sepse i kanë mundësuar të shihte përparimin ndër muaj/vite.

Këngëtarja i porosit të gjithë të rinjët që të mos e lënë ndrojtjen ta mbysë talentin dhe pasionin e tyre, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË