Se është një ndër këngëtarët që gëzon një vokal të pazëvendësueshëm kjo nuk do fjalë, pasi që këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja nga Gjakova, Yllka Kuçi po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për muzikën e saj, aty ku këndon ajo nuk mungon as atmosfera e zjarrtë.

Duke qenë se ndodhemi në sezonën e pushimeve verore Yllka ka vendosur që pas dasmave të shumta ta qeras vetën me një pushim pranë bashkëshortit të saj Astritit.

Këngëtarja nuk ka ngurruar të shfaqë imazhe nga atje, madje duke treguar format trupore si të një manikenes në bikini ku duket e mrekullueshme.

Eh sa me fat paska qenë ky Astriti gruan edhe këngëtare edhe modele./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË