Ndër futbollistët më të mirë shqiptarë të momentit është padyshim Milot Rashica, këtë po e dëshmon tek klubi gjerman Werder Bremen poashtu edhe me kombëtaren e Kosovës.

Duket se Milotit siç po i shkon mirë me futbollin poashtu mirë qëndron edhe sa i përket jetës private.

Tashmë i fejuar ai shfaqet vazhdimisht me të dashurën e tij nëpërmjet fotografive që i poston nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi ka qenë e fejuara e futbollistit, Belkiz Kera e cila ka publikuar disa imazhe ku shihen së bashku me Milotin në veturë, të dy duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit dhe duket se po e shijojnë secilin moment së bashku. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË