Milot Rashica padyshim se është futbollisti i momentit, i cili po kalon në një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjermane Werder Bremen.

Ai mbrëmë ka arritur ta lë nën hije një nga talentët më të përfolur në botë, Haaland, duke e mposhtur Dortmundin me rezultat 3:2, duke e eliminuar kështu nga kupa e Gjermanisë.

Rashica e shënoi golin e 3-të, pas një aksioni të bukur, duke dëshmuar se është futbollist i klasit botërorë.

Ai nuk ka kaluar pa marrë lëvdata të shumta për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme.

Lavdata e fjalë të mira për të ka pasur edhe vjehrra e tij, e cila në disa InstaStory ka shkruar: “E mposhte Dortmundin i madh je yll Milot Rashica”, “I madh je Milot Rashica, na zdrite fytyrën ylli i Kosovës”, kanë qenë disa dedikime ndaj tij.

Kujtojmë që talenti i djaloshit nga Vushtrria, ka marrë vëmendjen e klubeve më të njohura në botë.

MUND TË JU PËLQEJNË