Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza është nënë e katër fëmijëve, tri vajzave e një djali.

Gresa dhe Besiana janë fytyra të njohura për publikun shqiptarë, të cilat trashëguan talentin e së ëmës, shkruan “Kosovarja”.

Kurse e vogla e Shkurtes Agnesa, është më pak e ekspozuar para mediave por jo e panjohur.

Ajo duket se është më e dashura nga të gjithë anëtarët e familjes dhe më e përkëdhelura.

E sot për Agnesën ishte një ditë e veçantë. Ajo pranoi urime e surpriza nga familja e shoqëria.

Një urim i erdhi edhe nga nëna e saj Shkurta e cila uron të bijën me fjalët më të mira.

“Gezuar bija ime, shendeti ,fati e lumturia qofshin me Ty per gjithe jeten…te dua pa fund, Zoti te bekofte!”, shkruan Shkurta krahas një imazhi të sugaricës së saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË