Shpeshherë keni gjetur veten në këngët e Ylli Limanit, teksa i këndon dashurisë të humbur, por a dinit që të gjitha këto këngë qenkan përjetime personale?

Ylli Limani ka treguar në një intervistë në Klan Kosova se këngët janë përjetime të tij dhe pavarësisht se e ka mbajtur të fshehtë jetën sentimentale duket se Ylli paska vuajtur shumë për vajzën që i ka marrë zemrën.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst.”-ka treguar ai.

E pra, Ylli është vërtetë një djalë romantik si në këngët e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË