Yll Limani është shndërruar në një “hitman” të vërtet. Ylli prej shumë vitesh, qysh në adoloshencë e ka synuar suksesin në botën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.

Ai, ka marrë pjesë në “The Voice of Albania” dhe ky spektakël per zbulimin e talentëve të rinjë ka shërbyer si trampolinë suksesi për të riun nga Prishtina.

Gjatë tre viteve të fundit, Yllit i ka ndri me tamam ylli i fatit, duke e shndërruar ate në nje nga këngëtarët më të dëgjuar kudo ku ka shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Djaloshi me shumë hite, ka krijuar një mori tekstesh edhe për këngëtarët e tjerë. Ylli, jo rastësisht është i talentuar në shkrim dhe kaq elokuent. Ai, është djali i gazetarit dhe analistit Mufail Limani.

Ndryshe, Mufaili shprehet mjaftë krenar për sukseset e të birit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË