Në një pyetësor të Anabel në Instagram, pyetëm ndjekësit në lidhje me këngët shqiptare, të cilat janë të përsosura për t’u vendosur gjatë vallëzimit të çiftit në dasmë.

Për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm të këngës së fundit të Flori Mumajesit, “Thjesht të du” rezultoi si kënga më e preferuar e momentit.

Nisur nga fakti që pjesa më e madhe e audiencës në Instagram varion nga mosha 15-35 vjeç, këngët më të përmendura janë ato të artistëve më aktivë në muzikë aktualisht. Përgjithësisht, ndjekësit përmendën nga një këngë për çdo këngëtar/e, me përjashtim të Alban Skënderajt, me pesë të tilla.

1. Flori Mumajesi – “Thjesht të du”

2. Alban Skënderaj – “Unë dhe ti”

3. Alban Skënderaj & Miriam – “Lërmë të vdes me ty”

4. Alban Skënderaj – “Mirë se vjen në shpirtin tim”

5. Alban Skënderaj & Miriam Cani – “Duamë”

6. Alban Skënderaj & Miriam Cani – “Dhurata”

7. Ylli Limani – “Ty”

8. Aurela Gaçe – “Të dua”

9. Aurela Gaçe – “Shpirt i shpirtit tim”

10. Venera Lumani & Lind Islami – “Betohem”

11. Kejsi Tola – “Më ke mua”

12. Xhensila Myrtezaj – “Çelësi i zemrës”

13. Soni Malaj – “Të dua ty”

14. Shpat Deda – “Përgjithmonë”

15. West Side Family – “Në krahët e tua dua të jem”

16. Lyrical Son – “Hey hey”

17. Grypi Lynx – “S’dua të mbarojë”

18. Kristi Karkanaqe – “Me ty”

19. Vedat Ademi & Yllka Kuqi – “Në zemër të mbaj”

20. Inis Neziri & Flori Nazifi – “Fli në krahët e mi”

Pavarësisht audiencës së re, sigurisht që nuk munguan disa nga këngët më të bukura kushtuar dashurisë në historinë e muzikës së lehtë shqiptare, si “Valësi i lumturisë” apo “Më the të dua”, por jo vetëm. “Të dua” e interpretuar nga Ardit Gjebrea dhe Inva Mula ishte gjithashtu një nga më të përmendurat, së bashku me “Lules” dhe “Sytë e tu” të Frederik Ndocit, si edhe “Martesa jonë” e Irma Libohovës.

21. Vaçe Zela – Valësi i lumturisë

22. Parashqevi Simaku – “Më the të dua”

23. Ardit Gjebrea & Inva Mula – “Të dua”

24. Frederik Ndoci – “Lules”

25. Frederik Ndoci – “Sytë e tu”

26. Irma Libohova – “Martesa jonë”

27. Aleksandër Gjoka – “E dua dashurinë”

28. Pirro Çako – “Xhulit”

29. Sidrit Bejleri & Vikena Kamenica – “Lule të bukura”

30. Naser Berisha – “Do të doja”

MUND TË JU PËLQEJNË