Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më parë këngëtarja Vesa Luma po përgatitet për t’u kthyer fuqishëm në tregun muzikor.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një bisedë me bashkëshortin e saj reperin e njohur Big Basta.

Ata shënojnë një sërë bashkëpunimesh me njëri-tjetrin dhe duket se tashmë po punojnë edhe për një tjetër.

Kjo tregohet në bisedën e publikuar nga Vesa Luma në rrjete sociale, ku Vesa është e paduruar derisa bashkëshorti i saj të përfundoi tekstin e këngës. Krahas të tjerave ai i thotë Vesës se është një tmerr në bashkëpunime.

“Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”, ka shkruar Vesa krahas kësaj bisede që ka patur me Big Bastën në rrjete sociale.

MUND TË JU PËLQEJNË