Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, si pasojë një person ka vdekur.

Reporteri mëson se i riu Fazli Sadiku, nga Kamenica ka vdekur pas një aksidenti të rëndë me motor në fshatin Koretin.

Një burim për Reporterin ka thënë se i ndjeri ka humbur kontrollin e motorrit dhe ka vdekur pak çaste pas aksidentit, pasi ka pasur gjakderdhje.

‘I ndjeri u kanë me Qendrim Dodaj edhe i ka humb kontrolli i drejtimit, Fazlia ka vdek thuajse menjherë sepse ka pas gjakderdhje’, ka thënë një i afërm i Fazli Sadikut për Reporeri.net

I riu 23 vjeçar nuk ka mundur t’i përballon plagëve të rënda që ka marrë nga aksidenti dhe ka vdekur.

MUND TË JU PËLQEJNË