Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

MUND TË JU PËLQEJNË