Është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish-prokurori Agron Matjani.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar se një person është gjetur i vdekur por nuk ka dhënë detaje, por burime të Reporteri.net mësojnë se bëhet fjalë për ish-prokurorin Matjani.

“Në mëngjes kemi marrë informacionin nga familjarët se është gjetur një person pa shenja jete në banesë tij. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti.

MUND TË JU PËLQEJNË