Një shtetas turk është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Podujevë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Podujevë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte. Njësitet policore, ekipi I mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin, trupi I pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

MUND TË JU PËLQEJNË