Për t’i dalë në ndihmë gjendjes shëndetësore të një të riu, nga Spitali i Gjilanit autoambulanca u nis për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Por fatkeqësisht autoambulanca e Gjilanit u aksidentua saktësisht në fshatin Bresalc, në të dalë nga Gjilani.

Si pasojë e gjithë kësaj situate të krijuar, nga aksidenti në aksident i riu A.SH emër i njohur për redaksinë e Indeksonline humbi jetën.

A.SH është nga fshati Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ndërsa familjarë e miq të shumtë tashmë kanë filluar ta përkujtojnë të riun, dhimbja e të cilëve padyshim se është mjaft e madhe.

Duhet përkujtuar që gjatë 24- orëve të fundit në vend pati një numër të madh aksidentesh, teksa ky në magjistralen Gjilan-Prishtinë doli t’ishte me fatalitet./Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË