Mëngjesin e ditës së sotme një rast i rënë ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.

Viktima është i moshës 40-vjeçare, derisa, detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

MUND TË JU PËLQEJNË