Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Policinë e Kosovës, Driton Rugova, por i cili ka thënë se deri më tani nuk mund të konfirmojë asgjë.

Në anën tjetër Skender Dreshaj, drejtor i spitalit ka konfirmuar vdekjen e personit.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

MUND TË JU PËLQEJNË