Në Klinë janë shfaqur dy raste me koronavirus .

Një qytetar nga Klina është arrestuar dje rreth orës 18:35 në fshatin Terstenik të Pejës pasi nuk ka përfillur urdhërin e policisë që i ndalohet të dal nga komuna e tij, për shkak të koronavirusit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Deri tani në Kosovë pesë raste janë konfirmuar me koronavirus. Më 13 mars komuna e Vitisë dhe Klinës janë vendosur në karantinë, ndërsa mbrëmë edhe komuna e Malishevës.

MUND TË JU PËLQEJNË