Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë, ku pas plagëve të marra, një 8-vjeçare ka vdekur dhe dy persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:47 në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Ozdrim. Të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Rreth orës 15:10, një fëmijë i lindur në vitin 2012 ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka treguar Ibra.

Ibra ka shtuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Video nga vendi i ngjarjes:

MUND TË JU PËLQEJNË