Katër persona dyshohet se janë infektuar me koronavirus në Pejë.

Një sinjalizues për Gazetën Sinjali, ka treguar se në rrugën “Mbretresha Teuta”, e gjithë hyrja e një banese është kthyer në karantinë. Sipas tij, mediat nuk po lejohet të afrohen për shkak të mos përhapjes së panikut.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Në anën tjetër, para pak minutave është konfirmuar rasti i tretë me koronavirus në Kosovë. I infektuari është i moshës 39-vjeçare dhe është familjar i 77-vjeçarit të infektuar nga Stublla e Vitisë.

MUND TË JU PËLQEJNË