Mëngjesin e sotëm, një punonjës 62-vjeçar është gjetur i vdekur në bazën e KFOR’it italian në Pejë, i njohur si fshati italian.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË