Sot rreth orës tetë të mbrëmjes ka ndërruar jetë një grua në QKUK.Sipas informacioneve fillestare dyshohet se viktima është plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës Florie Ahmeti.

“Sot rreth ores 20:00, kemi pranuar informaten se ekipi mjekesor ne QKUK, ka konstatuar vdekjen e nje personi (femer). Viktima sipas te dhenave fillestare, dyshohet se kishte marre plage nga arma e zjarrit.

Aktualisht hetuesit policor, kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat e ketij rasti” ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/

MUND TË JU PËLQEJNË