Sipas një studimi të gjerë në 16 shtete të ndryshme, ushqyerja me gji e fëmijës i zvogëlon për 25 për qind gjasat që ai ose ajo të vuajë nga mbipesha kur të rritet.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët e udhëhoqën këtë studim, po bëjnë thirrje për më shumë nxitje të grave që t’i ussshqejnë foshnjat e tyre me gji.

“Kemi nevojë për më shumë masa për ta nxitur ushqyerjen me gji, njësoj si pagesën për pushimin e lehonisë” tha dr. Joao Breda nga Zyra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve, e cila funksionon në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas tij, qumështi artificial duhet të reklamohet më pak sepse ato mund t’i shtyjnë nënat të besojnë se ai është aq i mirë sa qumështi i gjirit.

Bazuar në të dhënat e hulumtimit, 16,8 për qind e fëmijëve që nuk ishin ushqyer me gji vuajnë nga mbipesha, ndërsa vetëm 13.2 për qind e fëmijëve që ishin ushqyer me gji vuanin nga e njëjta gjendje.

Fëmijët që janë ushqyer vetëm me qumësht gjiri në gjashtë muajt e parë të jetës janë 25 për qind më të mbrojtur nga mbipesha në krahasim me fëmijët që nuk janë ushqyer fare me qumësht gjiri, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

MUND TË JU PËLQEJNË